Albin Kurti vizitoi kompaninë që dikur aktivistët e VV-së ia rrëzuan kamionin me mallra serbe!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ditëve të fundit më shumë po qëndron në Podujevë sesa në Prishtinë. Për këtë ka arsye, sepse atje më 29 nëntor do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës dhe VV-ja kandidon me Shpejtim Bulliqin.

Kurti dhe Bulliqi përpos që po hajnë fli të Llapit, kohën më të madhe po e kalojnë me elektorat dhe vizita nëpër biznese të Podujevës.

E një vizitë të tillë bizneseve Kurti dhe Bulliqi dje ua kanë bërë edhe kompanisë “Albi Moni”, shkruan Ballkani.info.

E sipas Blerim Maqastenës, një qytetar nga Podujeva, Kurti dje vizitoi kompaninë të cilës aktivistët e VV-së ia patën rrëzuar kamionin me mallra serbe!

“Kamioni i parë i rrëzuar në Lupç të Poshtëm, në shtator të vitit 2011. Kjo tregon shumë për mbajtjen e parimeve. Çka po bojke njeri për pushtet! (Postimi nuk ka të bëjë me kandidatin per kryetar komune)”, ka shkruar ai. /Ballkani.info/