Albin Kurti tregon se përse nuk shkoi në Amerikë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se krerët e shtetit kanë venosur që t’i koordinojnë vizitat jashtë vendit, në mënyrë që sipas tij, të mos ndodh që shumica të gjendet jashtë Kosovës. Ai ka thënë se nuk ka aplikuar për t’u pajisur me vizë të SHBA-së për udhëtimin në Amerikë ku ndodhet presidentja Osmani e ministrja Gërvalla, pasi thotë se nuk e ka pasur synim të shkojë.

Kryeministri Kurti tha se për në SHBA do të udhëtojë në muajin nëntor, me ç’rast edhe tregoi arsyen e vizitës së tij atje.

“Bëhet fjalë për koordinim të brendshëm që unë besoj që është i duhuri dhe i mirë për shtetin tonë. E sa për miqësinë me presidentin Biden ju e dini që unë jam i vetmi kryetar i subjektit politik që e ka mbështet paraprakisht publikisht, ndërsa ju të tjerët keni shikuar se kush po fiton…Ju keni qenë duke shikuar se kush po fiton, e unë u bëra thirrje shqiptaro-amerikanëve me votu presidentin Biden”, tha Kurti në Kuvend, transmeton Gazeta Express.

“Sa i përket disa prej pyetjeve që mu bënë, po ju përgjigjem, ndërsa dissave të tjera do ju përgjigjen ministrat. Së pari jemi ulur bashkë me presidenten e Republikës, Vjosa Osmani, me ministren e Jashtme Donika Gërvalla dhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, në mënyrë që vizitat jashtë vendit t’i koordinojmë. Të mos ndodh që të jemi të gjithë ne ose shumica jashtë vendit, nganjëherë na imponohet që edhe shumica të jemi jashtë vendit, por nuk do të lejojmë që të jemi të gjithë jashtë vendit…Asnjëri prej nesh nuk e ka prioritet udhëtimin vetjak, karshi dobisë së përgjithshme, në këtë kuptim kemi vendosur që Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që mbahet në shtator të shkojnë presidentja Vjosa Osmani dhe ministrja Donika Gërvalla. Unë nuk kam aplikuar për vizë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse nuk e kam pasur synim që të shkojë në këtë, mirëpo në SHBA do të udhëtojë në muajin nëntor. Bëhet fjalë për koordinim të brendshëm që unë besoj që është i duhuri dhe i mirë për shtetin tonë. E sa për miqësinë me presidentin Biden ju e dini që unë jam i vetmi kryetar i subjektit politik që e ka mbështet paraprakisht publikisht, ndërsa ju të tjerët keni shikuar se kush po fiton…Ju keni qenë duke shikuar se kush po fiton, e unë u bëra thirrje shqiptaro-amerikanëve me votu presidentin Biden”, u shpreh Kurti.