Albin Kurti thyen rekord me “like” në fotografinë me gruan dhe vajzën

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përveç se doli më i votuari nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, po del të jetë mjaft i pëlqyer edhe në rrjete sociale.

Në natën e fundit të vitit 2019, Albin Kurti, lideri i LV-së, zgjodhi që të urojë 2020-ën duke publikuar një fotografi familjare.

Teksa ka shpërndarë fotografinë me gruan dhe vajzën e tij, ai ka uruar për Vitin e Ri.

“Të gjithëve, kudo e me këdo që jeni, gëzuar Viti i Ri 2020 nga Rita, Lea dhe unë!”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Po kjo fotografi ka marrë një numër rekord të pëlqimeve në Facebook.

Ajo ka marrë mbi 65 mijë pëlqime, gati 9 mijë komente si dhe 430 shpërndarje.