Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se për grevën e mësimdhënësve është fajtore Qeveria, e cila sipas tij nuk vlerëson shërbyesit publikë por ata politikë.
Kurti thotë se zgjidhja më e mirë do të ishte që mësimdhënësit të kërkojnë zvogëlimin e pagave, ndërsa prindërit të vazhdojnë të kërkojnë rritjen e cilësisë në arsim.Kreu i VV-së grevën e mësimdhësve e ka quajtur situtë ku të du palët kanë të drejtë.
Postimi i plotë i Kurtit:
Pabarazia vs. Varfëria?
Më e vështirë sesa situata ku të dy palët e kanë gabim, është ajo ku të dy palët kanë të drejtë.
Prindërit janë të brengosur që fëmijët po u mbeten pa mësim, kurse mësimdhënësit janë të brengosur se po mbeten me paga të ulëta. Paradoksi vjen nga reduktimi i kontekstit.
Kundërthënia është e rrejshme, jo pse mësimdhënësit janë edhe prindër ndërkaq edhe prindërit mësojnë fëmijët, por sepse e treta palë është e vërteta: qeveria.
Ajo vlerëson shërbyesit politikë dhe jo shërbyesit publikë. Ajo don të zbusë ca varfërinë e mësimdhënësve që të mos merret me pabarazinë karshi tyre. Cila është zgjidhja?
Mësimdhënësit ta vazhdojnë grevën me kusht që ta vendosin theksin te zvogëlimi i pagave të oborrit qeveritar, ndërsa prindërit ta vazhdojnë kundërshtimin me kusht që ta vendosin theksin te rritja e cilësisë në arsim.







