Zv/kryeministri

Albin Kurti tek studentët, Braçe: Politikë e tij personale për përfitime në Kosovë

I ftuar në studion e “Open”, zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe ka folur për deklaratat e kreut të Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, i cili paraditen e së hënës deklaroi mbështetjen e tij për protestën e studentëve.

“Deklarata të mirëfillta politike. Qasja e tij në fakultet nuk ka qenë asgjë më shumë. Për atë duket normale, por për mua jo”, u shpreh Braçe.

Sipas zëvendëskryeministrit Braçe qasja e Kurtit për Arsimin e Lartë në Shqipëri është politikë e tij personale për përfitime në Kosovë.

“Edhe unë e kam mbështetur Albin Kurtin. Por ajo çfarë ka bërë sot lë një shije të keqe”, u shpreh Braçe.

Më tej ai mohon zërat që pas protestave të studentëve të ketë qenë Vetëvendosja.