Albin Kurti takohet në Tiranë edhe me Lulzim Bashën

Gjatë ditës së djeshme lideri i opozitës Lulzim Basha dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti kanë drekuar së bashku në Tiranë.

Takimi ka zgjatur rreth tre orë, ndërsa biseda është përqendruar tek sfidat e Kosovës pas zhvillimit të zgjedhjeve dhe marrëdhënia me Shqipërinë.

Kurti ka takuar më herët me kryeministrin Rama, ish-kryeministrin Berisha dhe Presidentin Meta.

loading…