Albin Kurti takohet me Vjosa Osmanin, ja çfarë biseduan

Albin Kurti është takuar me Vjosa Osmanin në një takim ku kanë diskutuar për qeverisjen në rast të koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

Albin Kurti ishte kandidat i LVV-së për kryeministër, ndërsa Vjosa Osmani kandidate e LDK-së për kryeministre.

“Bashkë me Vjosën biseduam sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin”, ka shkruar Albin Kurti në Facebook.

LVV dhe LDK janë duke diskutuar për një koalicion të mundshëm. Këto dy parti dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit. /Ballkani.info/

loading…