Albin Kurti shkon te familja e Rexhep Selimit, uron lirimin e tij nga burgu

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në natën e dytë të Vitit të Ri ka vizituar familjen e shefit të grupit parlamentar të kësaj partie, Rexhep Selimi.

Kurti në këtë vizitë ka uruar lirimin e Selimit nga burgu, i cili ka rreth tre muaj që po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë.

“Me Vlorën, te Shqipja. Në natën e dytë të Vitit të Ri, urojmë të lirohet Rexha nga burgu. Dhe, i gëzohemi ditëve të mira nga qeverisja e drejtë pas zgjedhjeve të reja”, ka shkruar Kurti në Facebook. Rexhep Selimi po akuzohet nga Gjykata Speciale për krime lufte kundër njerëzimit.