Albin Kurti: Serbisë do i kërkoj borxhin. Do korrigjoj demarkacionin

Albin Kurti, në pritje të përmbylljes së rezultatit dhe mandatimit si Kryeministër i Kosovës ka deklaruar se nuk do të nxitojë të bëjë marrëveshje me Serbinë, por është gati për një dialog me parime. Si fillim tha ai do i kërkoj borxhin Serbisë.

“Oferta ime për Serbinë është kërkesa e borxhit që ajo na ka. Do ia rendisim të gjitha. Pse duhet t’i bëj unë oferta Serbisë? Unë do t‘i kërkoj borxhin”, tha Kurti në një intervistë për Sokol Ballën në “Real Story”.

Më tej shtoi se “nuk jam kundër dialogut në parim, por kunder dialogut pa parime. Dialogu mund të nise, por nuk do kisha nxituar per nje marreveshjë”.

Sa i përket demarkacionit me Malin e Zi ai tha se “na u mor toka, por ajo çfarë na u premtua (liberalizimi i vizave) nuk na u dha nga BE”.

Më tej, Kurti theksoi se “ne do bejme cdo levizje per te korrigjuar marreveshjen me Malin e Zi. Ishte gabim per shkak te komisionit tone, jo per faj te Malit te Zi”.

Ndërsa përsa i përket, Veriut të Kosovës ai tha se “Ndarja e Mitrovices dhe ndarja e Trepces, nuk jane dy gjera te ndryshme. Ka nevoje per investime ne Trepce. Nese investojme rreth 175 mln Euro ne Trepce, do te mund te nxirrnim me eksportin e metaleve gati gjysme mld Euro”.

Kushtetuta e Kosovës parashikon që një ministër në kabinet duhet ti jetë i etnisë serbe dhe për këtë Albin Kurti theksoi se “po do jetë një ministër serb, por jo detyrimisht nga “Lista Serbe”.

“Une nuk kam problem me “Listen Serbe”, une nuk kam asnje problem pse eshte serbe, por sepse nuk eshte parti. Ne fakt eshte shtet. Instrument i Beogradit. Ka patur parregullesi te medha gjatë votimeve në vendbanimet me shumice serbe. Trysnia ndaj serbeve per te votuar “Listen Serbe” ka qene e tmerrshme”, theksoi ai.

loading…