Pas shumë ore, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vendosur ta liron nga detyra këshilltarin e tij politik, Shkëlzen Gashin.
Megjithatë ajo që ka rënë në sy nga të gjithë, është se Kurti nuk ka shkruar asnjë fjalë për UÇK’në pas deklaratave skandaloze të këshilltarit të tij, Shkëlzen Gashi.
Madje, sot Kurti ka thënë se e respekton mendimin kritik të Gashit dhe ka mësuar shumë nga ai si bashkëbisedues i vështirë që është.
Postimi i plotë:
Sot e kam takuar dhe më pas e kam liruar nga detyra këshilltarin tim politik, z. Shkëlzen Gashi.
Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim.
E falenderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar.







