Albin Kurti s’e bëri ministër, vjen reagimi i Haxhi Avdylit

Deputeti Haxhi Avdyli e ka mirëpritur emërimin e Arben Vitisë në pozitën e ministrit të Shëndetësisë.

Avdyli në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se “tani shëndetësia ka adresë politike”, teksa është zotuar se do të jenë bashkë për “të avancuar reformimin e sistemit tonë të brishtë shëndetësor”.

” Por sukseset në reformimin e sistemit, e rritjen e cilësisë së shërbimeve, mbetet përgjegjësi e të gjitha hallkave e akterëve kudo që janë, qofshin menaxherë, OJQ, ekspertë, politikanë në pozitë, bile edhe atyre në opozitë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Avdylit, pa ndërhyrje:

E mirëpres lajmin për emërimin Arben Vitia si ministër të shëndetësisë.

Tani shëndetësia ka adresë politike.

Por sukseset në reformimin e sistemit, e rritjen e cilësisë së shërbimeve, mbetet përgjegjësi e të gjitha hallkave e akterëve kudo që janë, qofshin menaxherë, OJQ, ekspertë, politikanë në pozitë, bile edhe atyre në opozitë.

Si ne të kaluarën, edhe tash, ne do jemi bashkë për të avancuar reformimin e sistemit tonë të brishtë shëndetësor.