Albin Kurti: Qeveria jonë do ta nxjerrë Kosovën nga kriza dhe do ta vendosë atë në binarët e zhvillimit

Kreu i VV-së, Albin Kurti ka disa ditë që qëndron jashtë shtetit të Kosovës, gjatë kësaj kohe ai po është i pranishëm në organizime të shumta.

Kurti përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se dje ka qenë në organizimin e Aspen Institute dhe Friedrich Ebert Stiftung, në Gjermani.

Ai ka shkruar së gjatë këtij organizimi ka biseduar për gjëra shumë të rendësishme për vendin.

“U debatua hapur me të pranishmit mbi temat dhe çështjet e ndryshme prej ndotjes së mjedisit te dialogu me Serbinë te vullnetarët e majtë që duan ta ndihmojnë VETËVENDOSJE!-n për fitoren me 6 tetor”, ka shkruar Kurti.

Ndër të tjerash ai ka theksuar se qeveria e LVV do ta nxjerrë Kosovën nga kriza dhe do ta vendosë atë në binarët e zhvillimit.

loading…