Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë me dije se së bashku me kryeministrin Albin Kurti, kanë përuruar rrugën Zhur-Brod në Dragash.
Ai ka thënë se kjo rrugë është e gjatë 42 kilometra dhe ka kushtuar 7.9 milionë euro, shkruan Ballkani.info.
Por në fakt ky projekt rezulton se fillet e punimeve i nisi në vitin 2019, kur ministër i Infrastrukturës ishte Pal Lekaj.











