Albin Kurti pasi u votua për kryeministër: Puna fillon tani

Kryeministri i zgjedhur, Albin Kurti pak orë pasi që siguroi votat e mjaftueshme për t’u bërë kreu i ri i Qeverisë tha se është shënuar fillimi i një kapitulli të ri për njerëzit e Kosovës.

Në një shkrim në rrjetin social Twitter, Kurti ka shkruar në profilin e tij se janë të përulur para detyrave që i presin,

Kurti ka thënë se tani fillon puna, duke shtuar se “të mos pajtohemi dhe le të debatojmë ashpër për të vërtetën dhe drejtësinë, por të bashkohemi për të mirën e vendin tonë”.

LVV dhe Lista “GUXO” e Vjosa Osmanit dje kanë finalizuar edhe votimin e Qeverisë pas konstituimit të Kuvendit në legjislaturën e re.

Qeveria e Kurtit do t’i ketë tre zëvendëskryeministra, dy prej të cilëve janë gra