Albin Kurti nuk mund t’ia caktoj takimin vetvetes me presidentin Thaçi

Lëvizja Vetëvendosje përmes një përgjigje për media ka thënë se lideri i saj Albin Kurti sot e ka të pamundur ta takojë presidentin, meqenëse ndodhet jashtë Prishtinës. “Ai do ta njoftojë së shpejti presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”, ka thënë ajo, duke besuar se Kurti mund t’ia caktoj vetvetes takimin me presidentin.

Shefi i shtetit sot e ka ftuar Kurtin për takim konsultativ, pasi që në pajtim me Nenin 84 (14) dhe Nenin 95.1. të Kushtetutës së Kosovës, ka thënë se do të ndërmarrë hapat e përcaktuar në Kushtetutë për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë.

Bazuar në praktikat e deritashme, Presidenti i Republikës së Kosovës e ka thirrur gjithmonë takimin konsultativ, kurse natyrisht që propozimin për mandatarin e bën partia fituese.

Megjithatë, Kurti si duket po mundohet të përfitojë sa më shumë në kohë për të arritur një marrëveshje eventuale për formimin e Qeverisë, pasi që pas caktimit si mandatar i fillon edhe rrjedhja e afatit kohor prej 15 ditësh për formimin e Qeverisë,

Lëvizja Vetëvendosje dje ka djegur njërën prej pozitave kryesore të negocimit me LDK-në, duke e votuar Glauk Konjufcën për kryeparlamentar, pozitë kjo e premtuar për Lidhjen Demokratike të Kosovës.