Kurti shkon me vonesë në seancë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkuar me vonesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Ndonëse është raportuar se Kurti e ka agjendën e zënë nga ora 14:00, kur do të mbahet mbledhja e qeverisë, ai është paraqitur në seancë pasi ka filluar ajo.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, më parë i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurtit dhe ministrit të Vitisë që të jenë të pranishëm në seancë.

Ndërsa, edhe ministri Vitia ka mbërritur mëherët në seancë.

Kujtojmë që seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është thirrur për të diskutuar rreth pandemisë COVID-19, menaxhimit dhe sigurimit të vaksinave, në kohën kur Kosova është një ndër venet e fundit të furnizuara.