Pas tij renditet...

Albin Kurti në VV është edhe “baba” edhe “ideja”… Kështu thotë hulumtimi (FOTO)

Lëvizja Vetëvendosje sivjet ka pësuar traumë të madhe politike. Kjo erdhi pas ndarjes së një pjese të partisë, ku 12 deputetë të saj formuan partinë e re, PSD-në.

I gjithë problemi lindi te kandidatura e Albin Kurtit për kryetar, duke ngjallur debate nëse ai apo dikush tjetër duhet të jetë kryetar konsensual.

Në fund, grupi i Molliqajt, Ahmetit, Ymerit… nuk pranoi që Kurti të kandidonte për kryetar dhe i ndanë rrugët.

Kurti arriti të rikthehet si kryetar, dersa grupi i ndarë nga VV-ja e zgjodhi Shpend Ahmetin lider.

Se sa është i fuqishëm Kurti brenda VV-së e tregon edhe hulumtimi i siguruar nga Ballkani.info.

Ky hulumtim është bërë nga Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik.

Në pyetjen e hulumtimit “ju lutem na thoni cila është figura politike nga radhët e Vetëvendosjes që e pelqeni më së shumti”, Kurti ka marrë rekord 72 për qind të votave.

I dyti më i fuqishmi pas Kurtit në VV është Glauk Konjufca, por me vetëm 9 për qind të votave të të anketuarve.

Pas tij renditet Albulena Haxhiu me 6 për qind, Rexhep Selimi me 3 sa ka edhe Mytaher Haskuka, kurse në fund është Liburn Aliu me 2 për qind. Të tjerët bashkë i kanë marrë 5 për qind. /Ballkani.info/