Albin Kurti në Palestinë, merr pjesë në konferencën e Internacionales Socialiste

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është duke marrë pjesë në një konferencë për paqen dhe mungesën e barazisë në Lindjen e Mesme.

Së bashku me të është edhe sekretari për marrëdhënie me jashtë në Vetëvendosje, Kreshnik Ahmeti, bëhet e ditur përmes një shkrimi në Facebook.

Konferenca do të zgjasë tre ditë dhe pas Ramallahut do të vazhdohet punimet në qytetin e Tel Avivit.

Njoftimi i plotë:

Sot, në Ramallah, filluan punimet e konferencës së organizuar nga Internacionalja Socialiste, e cila do ta trajtojë nevojën për paqe dhe mungesën e barazisë në Lindjen e Mesme. Pas Ramallahut, kjo konferencë treditore do t’i vazhdojë punimet në qytetin e Tel Avivit.

Në këtë konferencë po marrin pjesë të gjitha subjektet social-demokrate të cilat janë anëtare të Internacjonales Socialiste. Lëvizjen VETËVENDOSJE!, po e përfaqësojnë kryetari Albin Kurti dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Kreshnik Ahmeti.

loading…