Albin Kurti në ora 15:00 takim me ministrat, a do të ketë masa të reja Anti Covid?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ora 15:00 do të mbajë mbledhje me ministrat.

Deri më tani nuk është bërë e ditur se çfarë do të diskutohet.

Megjithatë, ditëve të fundit, është përfolur se do të merren disa masa të reja Anti Covid, në kohën kur në Kosovë janë rritur dukshëm shifrat ditore të të infektuarve.

Nga ekzekutivi janë takuar gjatë vikendit me kryetarët e komunave dhe gastronomët derisa, është bërë e ditur se do të merret vendim që nga data 6 prill deri më datë 12 prill të mbyllen lokalet e gastronomisë dhe qendrat tregtare.

Këtë vendim e kanë kundërshtuar përfaqësues të shoqatës së gastronomëve derisa të njejtët do të mbledhin Këshillin Drejtues sot në ora 14:00.

Vetëm në 24-orëshin e fundit, 680 persona kanë rezultuar pozitiv pas testit me COVID 19, ndërsa, 9 persona kanë ndërruar jetë.