Albin Kurti në konak te Bulliqi, darkë me fli Llapi, turshi e jogurt

Kryetari i VV’së, Albin Kurti, ka bërë një foto në konak tek kandidati i VV’së për komunën e Besianës, Shpejtim Bulliqi. Kurti është pajtuar se flija më e mirë është në Llap.

Shpejtim Bulliqi ka postuar një foto së bashku me Albin Kurtin nga shtëpia e tij.

“Më të mirë se flia e Llapit nuk ka askund, me këtë u pajtua edhe Albini”, ka shkruar Bulliqi  në llogarinë e tij në Facebook.

Kurti ka kohë që po bën fushatë në Llap së bashku me anëtarë tjerë të VV’së. Zgjedhjet e parakohshme komunale në komunën e Besianës mbahen më 29 nëntor.

Zgjedhjet mbahen pasi ish-kryetari i kësaj komune, Agim Veliu mori postin e Ministrit të Brendshëm.