Kreu i VV-së, Albin Kurti, njëherit kandidat i kësaj partie për kryeministër gjatë një tubimi elektoral në fshatin Pozhoran të Vitisë ka ndërprerë fjalimin e tij pasi nisi thirrja e ezanit, një gjë të tillë Kurti e kishte bërë edhe në të kaluarën.
Kurti derisa po fliste tha se po e ndërpret fjalimin derisa të kryhet ezani, çka u duartrokit nga përkrahësit e tij.
Pas përfundimit të ezanit Kurti tha se “në kuadër të ezanit është edhe një thirrje që thotë ejani për bashkim”.
Kujtojmë se Kurti edhe sa ishte kryeministër e kishte ndërprerë fjalimin e tij në Dragash, duke respektuar ezanin.
Ndryshe, Albin Kurti është i njohur për veprimet e tij populiste dhe njihet si politikan populist, ai edhe me herët ka bërë sjellje të tillë, duke flirtuar me sentimentin fetar.
“Pasha Kuranin e pasha musafin kemi me fitu në Podujevë”, pati thënë Kurti në fushtën e tij parazgjedhore në Podujevë.







