Albin Kurti me familje uron Vitin e Ri

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëkohësisht kandidati për kryeministër i qeverisë së ardhshme, Albin Kurti, ka uruar vitin e ri përmes një shkrimi në rrejtin social Facebook.

“Të gjithëve, kudo e me këdo që jeni, gëzuar Viti i Ri 2020 nga Rita, Lea dhe unë!”, ka shkruar Kurti.

Postimit Kurti ia ka bashkangjitur edhe një fotografi ku shihen vajza e tij Lea, gruaja e tij Rita e gjithashtu bredhi në sfond që simbolizon festat e fundvitit.