Kreu i VV-së dhe pretendenti për kryeministër, Albin Kurti , ka arritur në Kuvendin e Kosovës, ku sot do të mbahet seanca konstituive.

Përveç  Kurtit, në Kuvendin e Kosovës kanë arritur edhe ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani,  kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ai  i AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe disa nga ambasadorët.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës sot me fillim në orën 10:00, do mbajë seancën konstituive të legjislaturës së tetë.

Në krye të këtij institucioni pritet të emërohet Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.

Përveç konstituimit të Kuvendit, sot pritet të votohet edhe Qeveria Kurti 2.