Albin Kurti kujton Luan Haradinajn: Vështirë të ketë pasur diku ndonjë ushtri çlirimtare si kjo e jona

Kryeministri i Kosovës ka kujtuar Luan Haradinajn në 24 vjetorin e rënies së tij.

Kurti ka thënë se Luan Haradinaj ra duke bartur armë për ushtarët dhe ka shtuar se është e vështirë të ketë pasur dikund tjetër ndonjë ushtri çlirimtare si kjo e jona që ka aq shumë dëshmorë të cilët ranë duke bartur armatim për të tjerë luftëtarë që do të bëhen dëshmorë më pas.

Ky është statusi i plotë i Kurtit:

Në 24 vjetorin e Luanit

Luan Haradinaj e kalonte kufirin prej studentit te luftëtari me armën e vet dhe me armë për shokë. Luan do të thotë të kalosh kufirin mes mënyrës studente dhe asaj luftëtare. Nuk është e rendit të përditshëm kjo dashuri e dyfishtë për lirinë: për ushtrimin e mendimit të lirë dhe për jetën e lirë.

Vështirë të ketë pasur dikund tjetër ndonjë ushtri çlirimtare si kjo e jona që ka aq shumë dëshmorë të cilët ranë duke bartur armatim për të tjerë luftëtarë që do të bëhen dëshmorë më pas.

Në 24 vjetorin e Luanit Luan Haradinaj e kalonte kufirin prej studentit te luftëtari me armën e vet dhe me armë për…

Posted by Albin Kurti on Thursday, 6 May 2021