Mëngjesin e sotëm në Munih të Gjermanisë janë nënshkruar dy marrëveshje mes përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Serbisë, në praninë e ambasadorit Richard Grenell, i deleguar special i presidentit Donald Trump, për dialogun mes Kosovës e Serbisë.
Por, tek në mbrëmje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i ka rënë ndërmend të reagojë për nënshkrimin e atyre marrëveshjeve.
Mirëpo, përveç se reagoi me vonesë, kryeministri Kurti ia ka huq lokacionit ku janë nënshkruar këto dy marrëveshje.

Ani pse ndodhet vet në Munih të Gjermanisë, Kurti në postimin e tij në Facebook, ka thënë se marrëveshjet u nënshkruan në Berlin, në kryeqytetin e Gjermanisë.
Megjithatë, shpejt i ka rënë ndërmend se edhe ai vet gjendet në Munih, aty ku u nënshkruan marrëveshjet, e jo në Berlin, duke përmirësuar huqjen e bërë.
Në Munih të Gjermanisë, sot janë nënshkruar marrëveshjet për hekurudhat dhe autostradën që lidh dy shtetet.







