Albin Kurti i shton edhe dy zëvendësministra, nga 33 i bën 35

Kryeministri  Albin Kurti, ka thënë se ende nuk i kanë përcaktuar emrat e zëvendësministrave në Qeverinë, shef i së cilës është vetë ai.

Por ai ka treguar se Qeveria e tij do të ketë 35 zëvendësministra, nga 33 sa ishte paralajmëruar më parë, dhe ndryshe nga 80 sa kanë qenë dikur.

”Ne nuk i kemi përcaktuar emrat e zëvendësministrave ende. Do të kemi 35 zëvendësministra nga mbi 80 sa kanë qenë dikur”.

”Kemi pasur vetëm një mbledhje të Qeverisë deri më tani. Prioritet i yni në këtë fazë, është projektligji për buxhetin 2020 dhe plani i punës qeverisëse ku 18 veta do t’i lidh program kushtetues”.

”Kur them për këto 18 persona, bëhet fjalë për ekipin qeverisës”.