Albin Kurti i reagon Edi Ramës: Rruga nga Beogradi në Tiranë kalon nëpër Prishtinë

Lideri i VV-së, Albin Kurti reagoi në lidhje me nismën për Mini Shengenin ballkanik. Ky reagim vije pas fyerjeve që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i bëri në drejtim të institucioneve të Kosovës dhe liderëve politikë kosovarë.

Në një status në rrjetet sociale, Kurti shprehet se rruga nga Beogradi në Tiranë kalon nëpër Prishtinë, shkruan Ballkani.info.

“Parimet e gjithëpërfshirës dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin iniciativat rajonale. Rruga nga # Beogradi në # Tiranë kalon nëpër # Prishtinë . Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim!”, shkruan Albin Kurti.