Albin Kurti i prin “Marshit për Drejtësi për Astrit Deharin”

Ka filluar marshi i paralajmëruar sot në ora 12:00 nga Lëvizja Vetëvendosje me moton “Drejtësi për Astritin” në kujtim të aktivistit Astrit Dehari, raporton Gazeta Express.

Ky marsh organizohet për nder të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje i cili u gjet i vdekur tre vjet më parë në burgun e Prizrenit.

Në këtë po marrin pjesë qytetarë të shumtë si dhe familjarët e të ndjerit Dehari, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela.

Sot paradite në trevjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryesia e këtij subjekti politik, familjarë e miq të Deharit kanë bërë homazhe te varri i të ndjerit prej ku u kërkua që autorët që ia morën jetën aktivistit të VV-së, të vihen para drejtësisë.

loading…