Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti udhëtoi dje (të martën) në Davos të Zvicrës për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

E pjesëmarrja e kryeministrit Kurti në këtë forum, buxhetit të shtetit i ka kushtuar hiq më pak se 350 mijë euro.

Dy muaj më parë me një vendim të kryeministrit Kurti në emër të promovimit të Kosovës, u ndanë 350 mijë euro nga buxheti i shtetit pikërisht për të marrë pjesë në këtë forum apo për “organizimin e pjesëmarrjes”.

Sipas vendimit të cilin e ka siguruar Ballkani.info, thuhet se kjo shumë është ndarë për oganizimin e pjesëmarrjes së Kosovës në forumin botëror ekonomik së bashku me ‘Kosova House’.

Në dokument thuhet po ashtu se mjetet do të barten në xhirollogarinë e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).