Sot është mbajtur protesta e organizuar nga Vetëvendosje me kërkesë për shkarkimin e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.
Në protestë kanë folur deputetja nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu dhe shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufca, shkruan Ballkani.info.
Lideri i VV-së, Albin Kurti, nuk ka mbajtur fjalim përgjatë protestës, por ka folur pas përfundimit të saj, duke paralajmëruar edhe protesta të tjera.
“Kjo nuk është protesta e fundit, do të organizohen edhe të tjera në kuadër të ‘PANhajnisë’. Protesta e sotme ka qenë ekskluzivisht kundër prokurorisë, pasi që janë arsyeja kryesore për krimet në shtetin tonë, pasi që nuk po e luftojnë këtë dukuri”, ka thënë Kurti, përcjell Ballkani.info.
Kujtojmë se protesta ka qenë paqësore dhe ka përfunduar pa ndonjë ekses. /Ballkani.info







