“Albin Kurti është imbecil politik që nuk shikon realitetin e sëmurë se ku jeton”

Pjesëmarrja e tre kandidatëve të pavaruar nga Lëvizja Vetëvendosje, në zgjedhjet e Shqiprisë që do të mbahen me 25 prill, ka bërë shumë zhurmë dhe ka irrituar skenë dypalëshe të politikës.

Ilir Yeziri, analist në Shqipëri në një intervistë për InDoks, ka cilësuar Albin Kurtin si imbecil të politikës.

Këtë ndërhyrje Yeziri e ka cilësuar si jetësim i ëndrrës se Kurtit për të qenë një lider gjithëpërfshirës.

“Kjo është ideja e tij ‘underground’, është si një imbecil poltik dhe një delirantë nuk shikon realitetin ku jeton po përfill realiteti e sëmure që ka ndërtu në kokë duke thënë se ti Albin do të shpëtosh shqiptarët apo ku di une me retorikën që ai e di vetë  duke kaluar planin e bashkimit kombëtar”, ka thënë Yeziri.

Ai ka shtuar se nuk ka gjasa që asnjëri nga deputetët e tij të fitojë për shkak të ligjit elektroal dhe nuk do të ketë Vetëvnedosja impakt në krijim e qeverisë në Shqipëri.

“Mendon se do të depërtoj në qeverinë shqptare dhe të bëhët faktor për krijim e qeverisë që nuk ndodhë as në 200 vjetë. Është sikur Don Kishoti i manqos që nesër merr një kështjëllë e tjetër nëser pastaj I delë gjumi që I ka hypur kali mbrapshtë”, ka shtuar Yeziri.

Iliaz Shehi, në qarkun e Lezhës, Kreshnik Merxhani në qarkun e Gjirokastrës dhe Boiken Abazi në qarkun e Tiranës janë kandidatët e LVV-së për deputetë.