“Albin Kurti është i zhdërvjelltë, O bonduzher”, deputeti i VV-së e lartëson liderin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli dhe politologu Arbnor Sadiku ishin të ftuar në debat në RTV21.

Sadiku tha se Kurti është dashur që në dialogun Kosovë – Serbi të tregohet një tip bonduzheri dhe të jetë më i zhdërvjelltë dhe më i guximshëm, që të mos i jap hapsirë SHBA-së me mendu që Kurti nuk mundet me i shty proceset.

Derisa Dugolli ia ktheu duke i thënë që Kurti është shumë i zdërvjelltë dhe shumë i guximshëm.

Shumë i guximshëm dhe shumë i zhdërvjelltë është zoti Kurti”, tha deputeti i LVV Dugolli.

“Dy momente tash në Kosovë nuk janë duke i kushtuar rëndësi, që Kosovës nuk i lejojnë me i zhvillu zgjedhjet serbe në Kosovë, qikjo është bunduzher, ”, tha ai.