Është i pavërtetë lajmi që qarkulloi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani janë takuar mbrëmë në një iftar.
Lajmi është demantuar nga Kuvendi i Kosovës. Bekim Kupina, këshilltar i Vjosa Osmanit ka thënë se nuk është e vërtete që kryeparlamentarja është takuar me Kurtin.
Ai bën me dije se fotografia ku Kurti e Osmani shihen në shoqërinë e disa diplomatëve ndërkombëtarë është e nëntorit të vitit të kaluar.







