Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore ka qenë i angazhuar mjaft shumë në përkrahjen e kandidatëve të VV-së për kryetar komunash.

Përveç angazhimeve si kryeminstër i vendit, Kurti ka vizituar bukur shpesh edhe komunat, ku kandidatët e subjektit të tij janë në balotazh.

Gjithë këto angazhime, ka ndikuar edhe në krijim të ngarkesës dhe rritjen e stresit tek Kurti, por si duket sonte ai ka vendosur të qetësohet pak dhe ta shijojë birrën.

Një foto e publikuar para disa çasteve nga Arianit Beqiri, i cili është zyrtar në kabinetin e Kurtit, shihet kryeministri së bashku me kandidatin e VV-së për Prishtinën, Arben Vitia, duke shijuar pijet e tyre.

Ndryshe, Kurti më të mbërritur nga Parisi, ka shkuar në Podujevë dhe pastaj në Gjakovë, për të takuar kandidatët e VV-së në këto komuna, anipse ishte heshtje zgjedhore.