Albin Kurti e dekoroi Ramiz Lladrovcin, vjen reagimi i Enver Hoxhajt

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pas dekorimit të Ramiz Lladrovci për performancën më të mirë.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se Komuna e Drenasit ka qenë më e dalluara në qeverisjen demokratike, menaxhim komunal shembullor dhe ofrim të shërbimeve cilësore.

Më tutje Hoxhaj tha se kjo është qeverisja e PDK-së që do ta ndejeki9n edhe në komunat e tjera.

“Për të disatën herë me radhë, komuna e Drenasit e udhëhequr nga kryetari i palodhur Ramiz Lladrovci është shpallur si komuna me performancën më të mirë. Institucionet e vendit dhe ambasadat e shteteve tona mike si Zvicra, Suedia dhe Norvegjia kanë vlerësuar se Komuna e Drenasit ka qenë më e dalluara në qeverisje demokratike, menaxhim komunal shembullor dhe ofrim të shërbimeve cilësore, për çka do t’i ndahen grante zhvillimore. Përgëzoj kryetarin dhe mikun tim, Ramiz Lladrovci i cili gjatë gjithë këtyre viteve ka treguar përkushtim, përgjegjësi dhe vullnet të jashtëzakonshëm për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Drenasit. Kjo është qeverisja e PDK-së dhe shembulli të cilin do ta ndjekim nëpër të gjitha komunat tjera”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.