Albin Kurti e degradon Haki Abazin, nga numri 8 në listën e 2019, bjen kaq poshtë

Ish-zëvendësi i ish-kryeministrit Kurti, Haki Abazi është degraduar nga VV-ja në listën e kandidatëve të saj.

Abazi mbante numrin 8 në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, ndërsa në këto zgjedhje do përfaqësohet me numrin 19, transmeton Ballkani.info.

Ai ishte njëri ndër personat më të komentuar në Qeverinë Kurti, derisa drejt tij ishin hedhur në vazhdimësi një sërë akuzash.