Albin Kurti dhe Vjosa Osmani sot bashkë para qeverisë, kjo është arsyeja

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot janë bërë bashkë në një aktivitet.

Ata kanë mbajtur takim me delegatët e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, përcjell Bota sot.

Fotografitë janë publikuar nga ish zv.kryeministri Haki Abazi, ku Osmani dhe Kurti shihen ulur pranë njëri tjetrit.

Postimi i Abazit:

Mirëmengjesi 2 Korriku- me delegatët e Kuvendit

Artisti i jep ngjyrë jetës dhe e bën historinë të shënuar me emocionin që tejkalon çdo ndarje, politikani i jep drejtim historisë duke marrë vendime të vështira edhe në kohë të rënda. Z. Mikullovci është një thesar i një jete përplot ngjarje, njerëz e kujtime që kanë gërshetuar artistin dhe politikanin në kohë të ndryshme të historisë dhe udhëtimit tonë për liri e pavarësi. Rrugë e gjatë, e mundimshme, plot kthesa e gropa, por e lavdishme, e filluar me gjenerata të tëra që nuk u ligën e as nuk u dorëzuan.

Vazhdojmë të ndërtojmë mbi themelet e forta që u krijuan nga të parët, u vazhdua nga gratë dhe burrat e 2 Korrikut, mandej nga organizimi gjithëpopullor, Lufta e UÇK, dhe prap vazhdojmë deri në dritën e plotë dhe shtetin për qytetarin!

Falemnderit të gjithëve, secilit individ e çdo gjeneratë që me guxim e trimëri vendosën gurët në kalanë e Pavarësisë dhe Lirisë së vendit.