Albin Kurti dhe Fitim Haziri japin një lajm të mirë për llapjanët

Ndërtimi i magjistrales Prishtinë-Podujevë, ka filluar qysh në vitin 2016 dhe deri më tani, është ndërtuar vetëm një segment i saj.

Kritika të mëdha ka pasur për intensitetin e ultë të punimeve në këtë rrugë.

Madje, që një kohë të gjatë janë ndërprerë të gjitha punimet në ndërtimin e saj.

E gjatë ditës së sotme, kryeministri Albin Kurti, konfirmoi se në planprogramin e qeverisë së tij, është edhe ndërtimi i kësaj magjistrale.

Kurti u zotua se magjistralja Prishtinë-Podujevë, do vazhdojë së ndërtuari dhe me një dinamikë më të lartë të punimeve.

Një gjë të tillë e konfirmoi edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, i cili vjen nga zona e Podujevës.

Haziri në një shkrim në Facebook, u zotua se ndërtimi i kësaj rruge edhe do të bëhet më shpejt, por edhe më mirë.

“Më në fund, ndërtimi i magjistrales Podujevë-Prishtinë (Besi-Merdare), do ta ketë vëmendjen e merituar, intensitetin e lartë të punimeve dhe rishikim total të projektit. Do të bëhet shumë më shpejt. Do të bëhet shumë më mirë. #QeveriaKurti2”, ka shkruar Haziri.