Albin Kurti blen TV të ri për zyre, kaq para janë shpenzuar

Zyra e Kryeministrit të Kosovës është furnizuar me një televizor të ri. Blerja e tij është bërë përmes një tenderit të shpallur, derisa janë shpenzuar 1 mijë euro.

Në zyrën e kryeministrit Albin Kurti tash e tutje do të jetë i vendosur edhe një televizor i ri.

Furnizimin me të,  zyra e shefit të qeverisë e ka bërë përmes një tenderi të shpallur, shkruan Demokracia.com.

Sipas njoftimit të shpallur për këtë blerje janë shpenzuar 1 mijë euro.

“Furnizim me TV për ZKM. Vlera e përgjithshme e kontratës 999,00 euro”, thuhet në njoftim.

Tutje tregohet se ky TV është blerë nga kompania “Eor Group” nga Prishtina, që është shpallur fitues në mesin e tri kompanive konkurrente.

“Furnizim me TV për ZKM. Data e nënshkrimit te kontratës: 28.09.2022. Numri i tenderëve te pranuar: 3. Numri i tenderëve te përgjegjshëm: 3. Emri zyrtar: Eor Group SH.P.K:”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Demokracia.com po ashtu gjatë ditës së djeshme ka raportuar se Zyra e Kryeministrit ka blerë perde të reja.

Zyra e Kryeministrit ka shpallur një tender për furnizim me perde. Sipas njoftimit të publikuar, për blerjen e këtyre perdeve do të shpenzohen 575 euro.

Tenderin për furnizimin me perde në Zyrën e Kryeministrit e ka fituar kompania “Euro Roleta SH.P.K.”, ku njëri prej aksionarëve të saj është i afërt me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci./Demokracia.com/.