kreu i VV

Albin Kurti bën homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit (FOTO)

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me anëtarë të tjerë të kësaj partie, kanë bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Sipas Albin Kurtit, të tre heronjtë, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, frymuan dhe mprehën ndjenjën dhe mendjen drejt një përcaktimi më të lartë për kombin dhe çlirimin e tij.

“E drejta dhe liria jonë, qëndron në horizontin që hapi vepra e tyre. E në atë drejtim, ata na tregojnë se me më pak hezitim, e me më tepër kthjelltësi të mendjes e vullnetit duhet shtruar rruga jonë e veprimit. Përkulemi para jetës dhe veprës së tyre, lavdi”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë në Facebook.
https://www.facebook.com/pg/vetevendosje/photos/?tab=album&album_id=10155682904307000