Kryeministri

Albin Kurti bëhet nostalgjik për Sukobinën e Ulqinit, përmend autobusin e Bahrisë dhe dugojën e Dylit të Dinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmjen e së enjtes ka marrë pjese në programin solemn “Ditët e Ulqinit-Folkori i Ulqinit”, i organizuar nga Ambasada e Malit të Zi në Kosovë.

Nga aty Kurti ka treguar se është me prejardhje nga Ulqini, derisa ka thënë se pjesën më të madhe të fëmijërisë e ka kaluar aty, raporton Ballkani.info.

“Me Ulqinin unë kam një raport të ngushtë personal e familjar. Për mua Ulqini ishte deti i fëmijërisë e rinisë, deri kur jam bërë 30 vjeç nuk kam shkuar askund tjetër në bregdet. Shpresoj që në Ulqin si komunë me rrethinë do të shtohen autobusët lokal dhe dyqanet në fshatrat e anës së malit. Edhe më shumë së në Ulqin unë fëmijërinë e kam kaluar në Sugobinë. Autobusi që e voziste Bahria i Rrustos dhe dugoja e Dylit të Dinit vlenin jo më pak se plazhi. Ulqinin unë se imagjinoj dot pa anën e malit dhe Krajën. Gjyshja ime Aishja nga Rashtisha si fëmijë kur na mblidhte na thoshte se çifti i përsosur janë vajza nga Ulqini e vajza nga Shkodra”, ka thënë Kurti. /Ballkani.info/

Më poshtë video: