Albin Kurti bashkë me Kryetarin e Parlamentit shkojnë në Pejë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i shoqëruar me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, gjatë ditës së sotme po qëndrojnë në Pejë. Ata janë parë me aktivistë të Vetëvendosjes

Aktivistë të kësaj partie kanë postuar fotografi nga takimi në një kafene në Pejë.

Ndërkaq nuk është bërë e ditur nëse sot do të ketë takim ndërmjet krerëve VV’së dhe LDK’së.

Sot përfundon ‘ultimatumi’ që Isa Mustafa dha para disa ditëve. Ai tha se në fund të javës ose duhet të ketë marrëveshje ose duhet të shpallet dështimi.

Derisa kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë që Kurti të provojë të bëjë Qeverinë.

Një takim mes tyre ka ndodhur të premten në mbrëmje. U raportua se takimi u zhvillua në shtëpinë e Isa Mustafës në Prapashticë. Por, tek sot e mohuan nga LDK-ja, duke thënë se ka ndodhur diku tjetër në periferi të Prishtinës.