Albena Reshitaj votohet si nënkryetare e AAK-së, Bajram Hasani anëtar i Kryesisë

Në selinë e AAK-së ka filluar takimi i përbashkët i Këshillit Drejtues, Kryesisë dhe kryetarëve të degëve të AAK-së.

Në këtë takim, siç merr Ballkani.info do të bëhen edhe dy votime. Votimi i parë të bëjë me emërimin e ish ministres Albena Reshitajt si nënkryetare e AAK-së dhe votimi për emërimin e ish ministrit Bajram Hasani si anëtar i Kryesisë së AAK-së.

Reshitaj më parë e ka drejtuar ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe ka qenë anëtare e ARK-së, kurse Hasani ka qenë ministër i Tregtisë dhe Industrisë dhe anëtar i Nismës.

Që të dy këta kanë aderuar në partinë e Haradinajt.

Po ashtu në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për përzgjedhjen e kandidatëve për listën e mundshme zgjedhore pas caktimit të datës së zgjedhjeve. /Ballkani.info/

loading…