Albena Reshitaj sërish nuk i bindet partisë, e vetmja deputete që mori pjesë në votimin e Bordit të ZReE-së

Mazhoranca e ka votuar pa opozitën zgjedhjen e Kryetarit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe dy anëtarëve të tij.

E vetmja deputete nga opozita që ka marrë pjesë në votim është Albena Reshitaj e AAK-së.

Partitë tjera opozite e kanë lëshuar sallën e seancave plenare, duke mos marrë pjesë.