Albatriti dhe Buraku i Grupit Fama me duet?

Xhirimet për programin e Vitit të Ri tashmë kanë filluar.

E një fotografi që është publikuar sot në rrjetet sociale ka vënë në dyshim një çështje, shkruan Ballkani.info.

Në foto shihen Albatrit Muçiqi dhe vokalisti i grupit Fama, Burak Vehapi duke kënduar bashkë, duke aluduar kështu që dyshja po sjellin një duet.

Deri më tani nuk dihet nëse është ndonjë këngë origjinale e tyre apo ndonjë projekt i përpunuar!

Çka do që të jetë, nga një kombinim i tillë i emrave, padyshim që do dilte një hit./Ballkani.info/