VIDEO

Albano Bogdo: Nuk e dija që një batutë humori do të merrte përmasa kaq të mëdha, sikur t’i kisha vrarë një njëri të familjes

Aktori shqiptar, Albano Bogdo, ka marrë vëmendje të madhe gjatë këtyre ditëve në rrjetet sociale e faqet rozë.

Kjo për shkak të një deklarate fyese që i bëri këngëtares Beatrix Ramosaj gjatë emisionit të tij.

Ai së fundmi ka qenë live në TikTok, ku ka folur sërish rreth kësaj pjesë bashkë me dy personazhe të njohur në këtë platformë sociale.

Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti theksoi se do t’i kërkojë falje artistes, por që ishte thjeshtë një batutë humori.

Tutje, Bogdo shton se nuk ishte në dijeni që do të bëhej kaq e madhe sikur t’i ketë vrarë ndonjë anëtar të familjes.

Foto: Screenshot/Instagram

“Beatrixit do t’i kërkoj falje, dëgjo përse do t’i kërkoj. Nuk i mbaj dot tri super gjëra që kam për Beatrixin”, tha ai.

Albano vazhdoi: “Beatrix i kërkoj ndjesë për shqetësimin që e nisa unë padashje dhe nuk e dija që do të katandisej në këtë pikë, një batutë humori do të merrte përmasa të jashtëzakonshme thua sikur i kam vrarë një njëri të familjes”.

Këngëtarja nga ana tjetër tha se do të marra masa ligjore në lidhje me këtë.