Albërie Hadërgjonaj

“Albani do kishte shkuar në finale”, flet Albërie Hadërgjonaj – ka dy fjalë edhe për Ronelën

Këngëtarja kosovare, Albërie Hadërgjonaj ka disa ditë që është e përfshirë nëpër media rozë lidhur me paraqitjen e Ronela Hajatit në Eurovision, ku kjo e fundit nuk arriti të shkonte në finale të kësaj gare.

“Me këtë (Rona Nishliun) nuk qeshi Evropa po na zbardhi faqen”, shkruajti Albërie Hadërgjonaj ditë më parë, deklaratë e cila u mor si thumb për Ronela Hajatin.

Por, e ftuar “Në kurthin e Piter Pan”, Albërija tha se nuk ka asgjë kundër Ronelës, por mendon se nëse Alban Ramosaj do kishte fituar “Festivalin e Këngës” do kishte prekur finalen e “Eurovision”.

“Janë dyndur portalet për diçka që nuk e kam thënë. Do ta them shumë sinqerisht mendimin tim. Albani, si pikë e parë, është nipi im, fëmija im. Ajo këngë u rrit në familje. Po të kishte fituar Albani festivalin, të paktën do hynte në finale (Eurovision)”, tha me bindje këngëtarja, teksa sa i përket Ronelës shtoi: “Asnjëherë nuk kam qenë kundër Ronelës. Ronelën e vlerësoj shumë si artiste, unë e kam uruar dhe i uroj më të mirat e botës. Megjithatë, unë isha për Albanin.”