Albana Osmani përmbyllë me sukses fushatën në Kosovë, sjellë aparaturat për fëmijët me kancer

Udhëheqësja e fushatës “Ti je një lulediell”, Albana Osmani e ka përfunduar me sukses fushatën në ndihmë të fëmijëve të prekur nga kanceri në Kosovë.

Sot janë siguruar aparaturat e reja për repartin e Hemato-Onkologjisë, ku më të vegjlit tanë sfidohen çdo ditë nga kanceri dhe leukemia.

Në përmbyllje të fushatës të suksesshme ishin figura të njohura , si kryeministri Haradinaj, futbollisti Lorik Cana, deputeti, ministri Uran Ismaili, deputeti Gani Dreshaj, drejtoresha e pavionit, Violeta Grajçevci-Uka.