Albana Osmani duket më ndryshe pa makijazh

Është njëra nga prezantueset më të dashura për publikun.

Fjala është për moderatoren e njohur nga Shqipëria, Albana Osmani, e cila vazhdon t’i mbajë aktiv fansat e saj me postime të ndryshme.

Zeshkania është duke i shijuar pushimet në jug të Shqipërisë, teksa po argëtohet mjaft shumë.

Gjatë kësaj kohe, ajo ka publikuar një sërë imazhesh të ndryshme, derisa shfaqet tejet atraktive.

E në këtë të fundit, prezantuesja Osmani tregon dukjen natyrale dhe duket shumë më ndryshe ngaqë jemi mësuar.

Sido që të jetë, Albana tashmë ka fituar zemrat e publikut si fytyrë televizive, ku së shpejti do e shohim në një projekt të ri.

loading…