Albana Bytyqi, kandidate për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me numër 6, përfaqëson një gjeneratë të re të politikës që ndërtohet mbi vlera, punë dhe përgjegjësi qytetare.
E përkushtuar ndaj interesit publik, Albana Bytyqi angazhohet për fuqizimin e grave dhe të rinjve, zhvillimin ekonomik, drejtësinë sociale dhe ruajtjen e vlerave kombëtare. Me vizion të qartë dhe energji për ndryshim, ajo synon të jetë një zë i fuqishëm i qytetarëve në Kuvend, duke mbrojtur interesat e tyre me dinjitet dhe vendosmëri.
Me Albana Bytyqin, politika merr fytyrë njerëzore dhe përfaqësim të ndershëm. Albana Bytyqi – Numri 6, AAK. Për një Kosovë më të drejtë dhe më të fortë.








